Në një postim në platformën X, Vance tha se lufta ishte arsyeja e humbjes së republikanëve në zgjedhjet e së martës, të cilat u mundësuan demokratëve të marrin kontrollin e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.
“Arsyeja pse humbëm është lufta”, shkroi Vance.
“Nëse dëshironi të argumentoni se ia vlejti, se ia vlejti të humbnim Senatin për gjashtë vitet e ardhshme, atëherë bëjeni këtë”, shtoi ai.
Sipas Reuters, deklaratat e Vance mund të ndërlikojnë më tej vendimmarrjen e Trumpit, i cili po shqyrton mundësinë e rifillimit të operacioneve të mëdha ushtarake kundër Iranit.
Vance tha gjithashtu se rekomandimi i tij i mëhershëm për përfundimin e luftës ishte “këshillë e drejtë”.
Ndërkohë, ai u përpoq të minimizonte dallimet me Trumpin, duke thënë se edhe presidenti e kishte pranuar se lufta me Iranin u kushtoi republikanëve humbjen në zgjedhje.
Megjithatë, Trump tha se lufta ishte vetëm njëra nga disa arsyet e humbjes.
“Bëra gjënë e duhur. Do ta kisha bërë sërish”, deklaroi Trump për Wall Street Journal. / Burimi: Reuters
Burimi: RTKLive
