Sipas njoftimit të ministres Pacolli, në fshatrat Qyshk dhe Loxhë po realizohet faza e dytë e këtij aksioni, me qëllim të përmirësimit të gjendjes mjedisore dhe krijimit të hapësirave më të pastra e më të shëndetshme për qytetarët.
Pacolli u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike dhe të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit.
Burimi: RTKLive
