Vazhdojnë punimet për rregullimin e trotuareve në qytetin e vjetër të Prizrenit

Vazhdojnë punimet për rregullimin e trotuareve në qytetin e vjetër të Prizrenit

Written by

in

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se Drejtoria e Shërbimeve Publike po vazhdon realizimin e projektit për rehabilitimin dhe revitalizimin e hapësirave në zonën e parë të objekteve të mbrojtura në pjesën e vjetër të qytetit.

Sipas njoftimit të tij, aktualisht punimet janë duke u zhvilluar në zonën e Qafës së Kishës, ku po bëhet rregullimi i trotuarit të gjerë, me qëllim krijimin e hapësirave më funksionale dhe lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve.

Projekti synon përmirësimin e infrastrukturës publike dhe rregullimin e hapësirave në zonën historike të Prizrenit. /Telegrafi/