
Edhe këtë të dielë në Tiranë, studentë, të rinj dhe qytetarë janë mbledhur sërish para objektit të Kryeministrisë, duke vazhduar kështu protestat e përditshme.
Protesta ka nisur rreth orës 18:30 dhe ndryshe nga dita e djeshme, sonte po zhvillohet e qetë dhe pa tensione.
Pjesëmarrësit vijojnë me thirrjet e tyre të vazhdueshme për dorëheqjen e kreut të qeverisë, Edi Rama.
Ky tubim vjen vetëm një ditë pas revoltës, e cila u karakterizua nga tensione të larta dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit e policisë.