Vdes një person në një objekt në Istog, përgjegjësi i punëtorëve ndalohet për 48 orë

Vdes një person në një objekt në Istog, përgjegjësi i punëtorëve ndalohet për 48 orë

Written by

in

Një person ka vdekur pasi është lënduar në një objekt në fshatin Dubravë të Istogut.

Siç bën të ditur për Dukagjinin, zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova, rasti është raportuar sot rreth orës 08:40 teksa njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e incidentit.

“Viktima është dërguar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Istog, ku ekipi mjekësor ka konstatuar se kishte arritur pa shenja jete. Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për obduksion”, u shpreh Rugova.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Ndërkaq, përgjegjësi i punëtorëve është intervistuar nga policia dhe më pas është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Burimi: Dukagjini