Vdes sulmuesi që vrau gjashtë persona në Krakov

Vdes sulmuesi që vrau gjashtë persona në Krakov

Written by

in

Një person i armatosur, i dyshuar për vrasjen e gjashtë personave, përfshirë një shtetas britanik, në Krakov të Polonisë të shtunën, ka ndërruar jetë në spital.

Krzysztof Jan Klęczar, guvernator rajonal i Polonisë së Vogël, bëri të ditur se në mesin e viktimave janë tri gra polake, të moshave 47, 53 dhe 61 vjeç, një shtetas britanik 32-vjeçar dhe një grua 51-vjeçare, shtetësia e së cilës ende nuk është konfirmuar, por që nuk është shtetase polake.

Viktima e gjashtë është një burrë polak, rreth 50 vjeç.

I dyshuari dyshohet gjithashtu për vrasjen e tre anëtarëve të familjes së tij.

Policia lokale njoftoi se sulmuesi kishte vdekur në spital.

“Dëshirojmë t’ju informojmë se autori i ngjarjeve tragjike ka ndërruar jetë në spital herët këtë mëngjes”, thuhej në njoftimin e Policisë së Malopolskas.

Të shtënat në Sheshin Kryesor të qytetit, një zonë historike dhe mjaft e frekuentuar nga turistët e huaj, nisën rreth orës 15:00 sipas kohës lokale.

Sulmuesi 25-vjeçar, i veshur me rroba të stilit ushtarak dhe me jelek antiplumb, dyshohet se qëlloi në mënyrë të rastësishme ndaj njerëzve nga një veturë e zezë. /Telegrafi/