
Një qytetar nga Velania në Prishtinë ka ngritur shqetësimet me të cilat, sipas tij, po përballen çdo ditë banorët e kësaj lagjeje.
Ai ka theksuar se problemet kryesore janë moslargimi me kohë i mbeturinave dhe mungesa e ndriçimit publik, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes.
Banorët presin që këto shqetësime të marrin vëmendjen e institucioneve dhe të zgjidhen sa më parë.