
Vëllai i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, Daut Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të lapidarit në nderim të vëllait të tij dhe tri shkronjave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e vlerësuar si të mirë iniciativën për vendosjen e tij.
Gjatë një prononcimi për media, Daut Krasniqi ka falënderuar organizatorët dhe i ka përgëzuar për këtë nismë.
“Krejt mirë, faleminderit që e kanë përuruar, i përgëzoj”, ka thënë ai.
I pyetur për praninë e forcave të EULEX-it gjatë vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, vëllai i tij ka deklaruar se askush nuk ndihet mirë kur në shtëpinë e tij hyjnë persona të huaj.
“Kam kallëzuar edhe për të, çka me thënë. Kush ndihet mirë, me i hi njeriu i huaj në shpi”, ka deklaruar Daut Krasniqi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali