Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë

Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë

Written by

in

Vëllai i Jakup Krasniqit shkon sërish pranë shtëpisë së tij, por nuk arrin ta takojë

Vëllai i Jakup Krasniqit nuk ka arritur as sot të takohet me të, ndonëse ka shkuar sërish pranë shtëpisë së tij.

Ai dje ka treguar se vajza e Jakup Krasniqit, i ka kërkuar që të mos takohet me ish-kryetarin e Kuvendit.

Për këtë arsye, vëllai i Krasniqit ka qëndruar vetëm përreth shtëpisë, pa arritur të takohet me të.

Jakup Krasniqi ndodhet në Kosovë që nga dita e djeshme, pasi është lejuar të vijë nga Haga për një vizitë familjare.

Vizita raportohet se lidhet me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Burimi: Insajderi