Venezia trondit Napolin, Akor Adams i jep fitoren e parë sezonale

Venezia trondit Napolin, Akor Adams i jep fitoren e parë sezonale

Written by

in

Venezia trondit Napolin, Akor Adams i jep fitoren e parë sezonale

Venezia ka shënuar fitoren e parë sezonale, duke mposhtur Napolin me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së shtatë të Serie A.

Heroi i vendësve ishte Akor Adams, i cili shënoi golin vendimtar për t’i dhuruar Venezias tri pikë të rëndësishme.

Napoli vazhdon të kalojë nëpër një periudhë të vështirë dhe, me 10 pikë të grumbulluara, renditet në pozitën e nëntë në tabelë.

Në xhiron e ardhshme, Napoli do ta presë Romën në një derbi të rëndësishëm, ndërsa Venezia do të luajë në udhëtim ndaj Genoas.