Vergori dhe Osborn diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Vergori dhe Osborn diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Written by

in

Vergori dhe Osborn diskutojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë

Komandanti i KFOR-it, Roberto Vergori, është takuar sot në kampin “Film City” në Prishtinë me Gjeneralmajor Stephen Osborn, Adjutant Gjeneral i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Sipas njoftimit të KFOR-it, takimi shërbeu për të diskutuar kontributet e vendeve që ofrojnë trupa në misionin e NATO-s në Kosovë, si dhe përkushtimin e tyre të vazhdueshëm për mbështetjen e sigurisë dhe zhvillimit në vend.

Gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe kontributit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e stabilitetit në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

KFOR-i ka ritheksuar se mbetet i përkushtuar në përmbushjen e mandatit të tij dhe në koordinimin e ngushtë me të gjithë akterët përkatës.