Vetaksident në rajonin e Gollakut, personi nxirret nga vetura që ra në pjesën malore

Vetaksident në rajonin e Gollakut, personi nxirret nga vetura që ra në pjesën malore

Written by

in

Vetaksident në rajonin e Gollakut, personi nxirret nga vetura që ra në pjesën malore

Një vetaksident ndodhi sonte në komunën e Prishtinës.

Një person doli me veturë nga rruga dhe përfundoi në një pjesë malore në Stallovë në rajonin e Gollakut.

Në vendin e ngjarjes dolën ekipet e shpëtimit, Policia dhe Emergjenca.

Pas disa minutash kërkimesh dhe përpjekjesh, ekipet e shpëtimit arritën ta nxjerrin personin nga vetura.

Ai u mor menjëherë nga ekipi i Emergjencës dhe u dërgua drejt QKUK-së. /Ksp