
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të kalojë te shqyrtimi i Projektligjit që synon kufizimin e mandatit të Gjykatës Speciale, në seancën e sotme që zgjati gati 12 orë. Kjo për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm për të kaluar nga pika e rendit të ditës që lidhej me energjinë te ajo për këtë Projektligj.
Në sallën e Kuvendit ishin të pranishëm vetëm 38 deputetë, çka pamundësoi vazhdimin e punimeve me këtë pikë të rendit të ditës.
Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se për datën e vazhdimit të seancës do të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare.
Ndërkohë, një ditë më parë, Kuvendi e kishte përfshirë në rend dite shqyrtimin e Projektligjit, pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që të rrëzohej vetoja e presidentes Justina Shiroka-Pula dhe të hynte në fuqi versioni i miratuar nga deputetët në dy lexime.
Presidentja e kishte kthyer më herët ligjin në Kuvend, pikërisht me kërkesë të PDK-së, për t’u bërë disa ndryshime në të.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali