Veteranët dhe familjarët e dëshmorëve në Prizren përfitojnë transport urban falas

Veteranët dhe familjarët e dëshmorëve në Prizren përfitojnë transport urban falas

Written by

in

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se shpërndarja e kartelave për transport urban falas ka vazhduar edhe në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Totajt, nga ky program do të përfitojnë familjarët e dëshmorëve, veteranët, invalidët e luftës dhe ish të burgosurit politikë.

Totaj ka thënë se përmes këtij programi synohet zgjerimi i mbështetjes për qytetarët, lehtësimi i lëvizjes dhe sigurimi i qasjes së barabartë në transportin publik.

Ai ka theksuar se kujdesi për qytetarët dhe mbështetja për kategoritë që kanë nevojë janë pjesë e përgjegjësisë institucionale të komunës. /Telegrafi/