VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

Written by

in

VIDEO/Përleshje mes policisë dhe tifozëve, Ndërpritet ndeshja Besiktas – Hapoel Beer Sheva

Ndeshja e xhiros së pestë të Ligës së Evropës mes Beşiktaşit dhe Hapoel Beer Shevas është ndërprerë në minutën e 25-të, pas ndërhyrjes së policisë ndaj tifozëve turq në tribunën pas portës.

Sipas raportimeve të mediave turke, forcat e sigurisë gjeorgjiane kanë përdorur dhunë ndaj tifozëve të Beşiktaşit, duke shkaktuar përleshje të shumta në stadiumin “Batumi Arena”, në Gjeorgji.

Situata ka eskaluar deri në atë pikë sa lojtarët dhe gjyqtarët janë detyruar të largohen nga fusha dhe të hyjnë në dhomat e zhveshjes.

Futbollistët e Beşiktaşit janë parë duke tentuar t’i qetësojnë tifozët e tyre, ndërsa një tifoz është transportuar me ambulancë drejt spitalit.

Deri më tani, ndeshja mbetet e ndërprerë, ndërsa nuk ka informacione se kur do të rifillojë.

Burimi: Insajderi