Viktima dhe avokati pretendojnë se prokurorja Salihu u bëri presion për të hyrë në marrëveshje me të akuzuarin për fajde

Viktima dhe avokati pretendojnë se prokurorja Salihu u bëri presion për të hyrë në marrëveshje me të akuzuarin për fajde

Written by

in

Viktima dhe avokati pretendojnë se prokurorja Salihu u bëri presion për të hyrë në marrëveshje me të akuzuarin për fajde

Por, viktima V.I thotë se bashkëshorti kishte nënshkruar marrëveshjen nën presionin e prokurores speciale Salihu.

Bashkëshortja e M.I-së përkundër se ishte viktimë e rastit, thotë se nuk ishte përfshirë në marrëveshje dhe nuk ishte lejuar të jetë pjesë e negocimit.

Përveç saj, nga takimi thotë se ishte larguar edhe avokati i tyre Sheremet Fejza.

Kësisoj duke qëndruar vetëm prokurorja me bashkëpunëtorët e saj me të dyshuarin Aslan Rexhaj dhe viktimën M.I.

“Viktima V.I: Kur na kanë thirr dyve, mu nuk më kanë lanë me hy në zyre.

Gazetarja: Pavarësisht se edhe ju keni qenë viktimë sepse pronat janë bashkëpronësi të juajat dhe bashkëshortit

Viktima V.I: Përderisa u dufke me nënshkru vishin më marshin me dhunë e me kërcënime, atëherë jo duhet me dalë jashtë.

Gazetarja: Pra prokurorja ka leju që ju me dalë jashtë pavarësisht që edhe ju keni qenë viktimë jo veç bashkëshorti sepse pronat janë të përbashkëta dhe takimet janë zhvillu bashkërisht.

Viktima V.I: Unë kom dalë në korridor po bisedën e kom dëgju krejt kohen po prezent brenda s’kom mujt me kanë.

Viktima V.I: Edhe e kanë qit edhe avokatin duhesh me dalë ti jashtë se po më boni presion, se ia nisen avokati si zakonisht qysh bojnë. Tani ka dale edhe prokurorja

Kush ka mbet brenda?

Viktima V.I: Ka mbet vetëm M***, Aslani edhe prokurorja me bashkëpunëtorët e vet. Edhe e ka ditë që M** është i butë edhe e kanë ditë që me to munden me bo çka don, edhe qata edhe mu më kanë qit edhe avokatin e kanë qit. Se ajo u kanë e pamundshme qysh për çka e kemi pagu avokatin, për me na mbrojt jo me lanë vet, edhe avokati ka dalë. Edhe tash ai prej presionit edhe i ka bo presion çka po di unë, edhe tash ka dalë mu po më thotë kqyre thuj burrit tonë le ta pranon se shumë ma mirë ko me kanë për juve

Gazetarja: Kush thotë?

Viktima V.I: Prokurorja e rastit Habibe Salihu, ka me kanë shumë ma mirë për juve se nëse nuk e boni këtë marrëveshje ko me ua dërgu juve lëndën padi civile edhe ko me shku me vite, e vite edhe s’keni me mujt me i marrë pronat e juve”.

Këtë e pohon edhe avokati Fejza, i cili thotë se para se të largohej nga takimi, marrëveshja kishte qenë për kthimin e 125 mijë eurove, ndërsa pas presionit të prokurores shuma ishte rritur në 130 mijë.

“Avokati Fejza: U ardh puna prap se prap na kena hi aty.

Gazetarja: Pse ju ka thanë me dalë jashtë?

Avokati Fejza: Demek leni palët e lira, ata qët kuptim e ka thanë, u kanë prokurorja aty u kanë bashkëpunëtori u kanë Aslani u kanë M.I. U kanë diskutu çështja e çmimit, janë të dhanat krejt. Aslani ka prentendu që borxhi që këta e kanë ndaj tij është 350 mijë euro.

Avokati Fejza: Në fund kemi arrit me ia lidh kryt kapakut 130 mijë euro, realisht 125 mijë, qet 5 mijë në presion e kanë bo 130 mijë.

Gazetarja: Kush ka bë presion?

Avokati Fejza: Prokurorja. Prap M.I ky ka mujt mos me u dakordu”.

Tutje, avokati Fejza pohon se presioni ishte ushtruar nga prokurorja, duke u thënë se pavarësisht qëndrimit të tyre, do t’ia pranojnë pranimin e fajësisë Rexhajt.

Ndërsa, lidhur me rikthimin e pronave tek viktimat, do të t’i udhëzoj në kontest civile, përkundër se për këtë, vendimi i takonte gjykatës.

“Presioni u kanë i atillë dhe këta absolut nuk du as me amnistu kërkon, as hiç në asnjë rast. Neve na ka ofru na ka dhanë prokurorja merre ose le. Do me thanë nëse ju, këta jon të vetëdijshëm këta i kom kuptu deri ma kanë pru këtu, edhe s’kom mujt ma edhe prej tash e tutje nuk ju përfaqësoj, gjithherë tu i kuptu për shkak se këta jon edhe vazhdojnë me qenë të dëmtum skajshmërish. M.I sigurisht të ka tregu e ka ble kanopin për me u vjerr, qaq presion që u kanë. Merre ose le, oferta u kanë nëse ti don me hi në marrëveshje mirë, nëse s’don na ia pranojmë fajësinë Aslanit tani njeke ti në kontest civil”, ka shtuar Fejza.

Në marrëveshjen e nënshkruar shihet se emri i viktimës M.I dhe avokatit ishin shkruar me stilolaps.

Ndërsa, në të nuk ishte i vendosur emri dhe nënshkrimi i viktimës tjetër, pra bashkëshortes.

Duke qenë se marrëveshja ishte mbështetur vetëm në nenin 230 paragrafi 1 dhe nënparagrafi 1.1, që flet vetëm për ulje të dënimit ndaj të akuzuarit, emisioni “Dosja” i është drejtuar me pyetje prokurores Salihu, se ku gjenë mbështetje ligjore kushtëzimi i viktimave për rimarrjen e pronave të përfituara nga i akuzuari përmes kryerjes së veprës penale “Fajdeja”.

Mirëpo, prokurorja Salihu nuk ka specifikuar bazën ligjore, duke ju referuar vetëm Kodit të Procedurës Penale.

Ndërsa, ka mohuar të jetë nënshkruar nën presion.

“Lidhur me çështjet e ngritura në kërkesën tuaj, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ju njofton se marrëveshja për pranimin e fajësisë është lidhur në pajtim me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale (KPP) .

Sipas procesverbali përkatës, palët kanë qenë të përfaqësuara nga avokatët mbrojtës, dhe marrëveshja është lidhur në mënyrë vullnetare dhe nënshkruar në prokurori. Pas nënshkrimit, në përputhje me dispozitat e KPP-së, ajo i është bashkëngjitur shkresave të lëndës dhe i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë për shqyrtim dhe vendimmarrje.

Gjatë procedurës gjyqësore, palët janë njoftuar përsëri për të drejtat e tyre, përfshirë edhe të drejtën për t’u tërhequr nga marrëveshja. Secila palë, veç e veç, ka deklaruar para gjykatës se marrëveshja është lidhur në mënyrë vullnetare, thuhet në përgjigjen e prokurores Salihu.

Miratimin e kësaj marrëveshje të paprecedent e kishte dhënë edhe atëherë i pari i PSRK-së, Blerim Isufaj.

Ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale, marrëveshja ishte parë, analizuar dhe nënshkruar edhe nga vet ai.

“Dosja” ka kërkuar përgjigje nga Isufaj mbi mbështetjen ligjore, mirëpo nuk është përgjigjur në asnjë nga pyetjet e redaksisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali