
Daut Krasniqi po e përjeton me mall të madh qëndrimin e të vëllait, Jakup Krasniqit, në Kosovë, pasi ende nuk ka arritur ta takojë nga afër.
Ai po e sheh vetëm nga terasa e shtëpisë në Velani, kur ish-kryetari i Kuvendit hyn dhe del nga shtëpia nën përcjelljen e zyrtarëve të EULEX-it.
Daut Krasniqi tha se dëshira e tij më e madhe është ta përqafojë vëllanë, ndërsa shpreson që zyrtarët e Dhomave të Specializuara t’ia mundësojnë një takim.
Jakup Krasniqi erdhi në Kosovë të mërkurën, për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij. Gjatë qëndrimit, ai po qëndron pranë familjes, por nën përcjelljen e EULEX-it.
Të enjten, ai kaloi kohë me gruan dhe fëmijët deri në orën 17:00, kur u largua sërish drejt zyrave të EULEX-it.
Sipas informacioneve jozyrtare, Jakup Krasniqi pritet të qëndrojë në Kosovë deri të shtunën, kur në orën 14:00 do të niset drejt aeroportit për t’u kthyer në Hagë.
Detajet mund t’i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: