
Mbi 100 armë zjarri janë vjedhur nga një depo e armëve në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë.
Rastin e kanë raportuar në Polici dy persona, transmeton Klankosova.tv.
Ata kanë bërë të ditur se hajnar kanë kryer vjedhjen më 30 tetor, rreth orës 18:00.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori. /Klankosova.tv