
U.d kryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe në nderim të Adem Ademit, në kuadër të ceremonisë së rivarrimit të tij.
Homazhet po mbahen sot, më 28 nëntor, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.
Ceremonia e homazheve ka filluar në orën 10:00 dhe do të zgjasë deri në orën 11:30.