Vodhi një “Golf 2”, arrestohet ​19-vjeçari në Shtime

Vodhi një “Golf 2”, arrestohet ​19-vjeçari në Shtime

Written by

in

Policia e Kosovës ka identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një 19-vjeçar, i dyshuar për vjedhjen e një veture të tipit “Golf 2” në Shtime.

Rasti është raportuar më 24 nëntor, rreth orës 18:15, në stacionin policor në Shtime.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, vetura me ngjyrë të kaltër dhe me targa vendore ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së pronarit, në rrugën “Shote Galica”, ndërsa çelësat kishin mbetur brenda saj.

Pas raportimit të rastit, hetuesit policorë kanë ndërmarrë veprimet hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe sigurimin e të dyshuarit, me inicialet M.M., 19 vjeç.

Ai është intervistuar nga policia më 25 nëntor në lidhje me rastin.

Në konsultim me prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si vepër penale “Vjedhje” dhe do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet do të vazhdojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Ndërkohë, vetura e vjedhur i është kthyer pronarit.