Volkanovski propozon superduelin e fundit me Gaethje, White e mbështet

Volkanovski propozon superduelin e fundit me Gaethje, White e mbështet

Written by

in

Volkanovski propozon superduelin e fundit me Gaethje, White e mbështet

Alexander Volkanovski mund ta ketë një tjetër superduel në horizont, pasi pas fitores ndaj Movsar Evloev në UFC 333, kampioni i peshës deri 66kg propozoi një përballje me Justin Gaethje, kampion i peshës së lehtë (deri 70kg) në UFC.

Australiani 38-vjeçar e sheh këtë si një mundësi për një duel të veçantë mes dy emrave të mëdhenj të sportit, që mund të shërbejë edhe si lufta e fundit e karrierës për të dy. Ideja e tij është që përballja të mos përfshijë titullin e peshës së lehtë, në mënyrë që divizionet të mos mbeten në pritje.

“Shpesh mendoj se nuk dua t’i mbaj divizionet peng. Por besoj se mund ta bëjmë këtë pa i penguar divizionet të ecin përpara. Nëse do të ishte lufta e fundit për të dy dhe do t’i vinim të gjitha në lojë, do të ishte diçka e bukur. Një superduel mes dy 38-vjeçarëve, që japin gjithçka dhe pastaj ua lënë radhën të rinjve”, deklaroi Volkanovski.

Dana White reagoi pozitivisht ndaj propozimit të kampionit australian, duke lënë të kuptohet se arritjet e tij e bëjnë UFC-në të gatshme ta shqyrtojë seriozisht kërkesën.

“Kur ke arritur atë që ka arritur ai, nuk ka shumë gjëra për të cilat do t’i themi jo”, deklaroi kreu i UFC, Dana White, në konferencën për shtyp pas përfundimit të UFC 333 në Abu Dhabi.

Megjithatë, një përballje e tillë ende nuk është zyrtarizuar. Realizimi i saj do të varet nga vendimi i UFC dhe nga gatishmëria e Justin Gaethje, për t’u përfshirë në një duel që mund të shënojë fundin e karrierës së të dy luftëtarëve.