
Një shofer në Klinë është gjobitur me 300 euro dhe i është ndaluar drejtimi i automjeteve për tre muaj, pasi u kap duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar është vetëm 50 km/h.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti është zbuluar pasi më 11 tetor 2026, në Stacionin Policor në Klinë, është pranuar një video-incizim i publikuar në rrjetet sociale, ku shihej automjeti duke lëvizur me shpejtësi të lartë në fshatin Klinavc.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, më 12 tetor është identifikuar ngasësi, ndaj të cilit janë shqiptuar masat e parapara me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Përveç gjobës prej 300 eurosh dhe ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj, atij i janë shqiptuar edhe tri pikë negative.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Voziti 158 km/h në zonën ku kufizimi ishte 50, shoferi në Klinë gjobitet me 300 euro dhe mbetet pa patentë për tre muaj appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali