Vrasja e Arlindës – Opozita lyp përgjegjësi, kërkon dorëheqje (VIDEO)

Vrasja e Arlindës - Opozita lyp përgjegjësi, kërkon dorëheqje (VIDEO)

Written by

in

Vrasja e Arlindës - Opozita lyp përgjegjësi, kërkon dorëheqje (VIDEO)

Dorëheqja e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, pas vrasjes së Arlinda Zekajt, nuk po konsiderohet e mjaftueshme nga partitë opozitare.

Përfaqësues të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës kërkojnë që përgjegjësia për dështimet institucionale në këtë rast të mos përfundojë vetëm te kreu i Policisë, por të përfshijë edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi, ka thënë se përgjegjësia e Gazmend Hoxhës duhet të shqyrtohet deri në fund, por ka kundërshtuar që ai të shërbejë si mbulesë për përgjegjësinë politike të ministrit.

Edhe në Aleancë kanë ngritur dyshime se largimi i drejtorit të Policisë mund të jetë një mënyrë për ta mbrojtur Sveçlën nga përgjegjësia politike.

Ndërkaq, deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegjësi më të gjerë, duke vlerësuar se dështimet në menaxhimin e institucioneve duhet të kenë pasoja për të gjithë drejtuesit përgjegjës.

Të tri subjektet opozitare kërkojnë dorëheqje ose shkarkime, duke insistuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te një zyrtar.

Në anën tjetër, ministrja Gërvalla dhe ministri Sveçla kanë deklaruar se nuk do të largohen nga pozitat e tyre.

Detajet i gjeni në kronikën e mëposhtme: