Vuçiq e pranon humbjen, Lista Studentore pritet të fitojë shumicën në Parlamentin e Serbisë

Vuçiq e pranon humbjen, Lista Studentore pritet të fitojë shumicën në Parlamentin e Serbisë

Written by

in

Vuçiq e pranon humbjen, Lista Studentore pritet të fitojë shumicën në Parlamentin e Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, duke deklaruar se Lista Studentore ka dalë fituese e garës zgjedhore.

“Është e qartë se ne i kemi humbur këto zgjedhje”, ka deklaruar Vuçiq, sipas portalit serb Nova.rs.

Ai ka bërë të ditur se, bazuar në vlerësimet paraprake nga një mostër e votave, Lista Studentore pritet të fitojë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa lista e tij rreth 105.

Në Parlamentin e Serbisë, që ka gjithsej 250 ulëse, për shumicën parlamentare nevojiten të paktën 126 deputetë.

Sipas shifrave të paraqitura nga Vuçiq, lista e tij ka marrë rreth 1.72 milionë vota, ndërsa Lista Studentore afërsisht 2.2 milionë vota.

Megjithatë, ai ka theksuar se këto janë vlerësime paraprake dhe se rezultatet përfundimtare ende nuk janë publikuar.

Pranimi i humbjes vjen pas pjesëmarrjes së lartë të qytetarëve në zgjedhje dhe raportimeve për parregullsi gjatë procesit të votimit.

Sipas organizatës CRTA, deri në orën 19:00 kishin votuar 67.8 për qind e qytetarëve, krahasuar me 55.5 për qind në zgjedhjet e vitit 2023.

Lista Studentore, e mbështetur nga lëvizja protestuese kundër pushtetit, ishte kundërshtarja kryesore e Vuçiqit në këto zgjedhje.

Ndarja përfundimtare e mandateve do të përcaktohet pas numërimit të votave dhe publikimit të rezultateve zyrtare nga Komisioni Zgjedhor Republikan.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali