Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin në largim të KFOR-it, gjeneralmajorin Ozkan Ulutash, dhe komandantin e ardhshëm të KFOR-it, gjeneralmajorin Roberto Vergori, janë takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut.
Gjatë diskutimeve, u ritheksua se misioni i KFOR-it mbetet i pandryshuar dhe se përkushtimi i tij ndaj të gjithë njerëzve dhe komuniteteve në Kosovë mbetet i palëkundur.
“Megjithatë, siguria afatgjatë varet nga zgjidhjet politike, e jo nga masat ushtarake”, thuhet në njoftim.
Burimi: RTKLive
