Kongresisti amerikan Joe Wilson ka akuzuar Aleksandar Vuçiq, se po përdor sërish programe të mbikëqyrjes totalitare për të shënjestruar patriotët serbë.
Në një reagim në rrjetin social X, Wilson i ka bërë thirrje regjimit që të përmbahet nga arrestimet, përdorimi i forcës dhe mbikëqyrja ndaj opozitës, studentëve dhe protestuesve.
Ai ka theksuar se qytetarët e Serbisë meritojnë zgjedhje të lira dhe të drejta.
Burimi: RTKLive
