Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

Written by

in

Xhiroja e 13-të e Superligës nis me duelin Dukagjini-Llapi

Dukagjini dhe Llapi do të përballen sot në kuadër të xhiros së 13-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja, që është e para e kësaj xhiroje, do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00, ndërsa të dyja skuadrat hyjnë në këtë përballje me objektiva të ndryshëm.

Dukagjini renditet në pozitën e gjashtë në tabelë, me 18 pikë të grumbulluara pas 12 ndeshjeve të zhvilluara.

Në anën tjetër, Llapi po kalon një sezon të vështirë dhe ndodhet në vendin e nëntë, me vetëm pesë pikë të fituara deri më tani.

Për skuadrën nga Klina, fitorja do të ishte një mundësi për t’u afruar me kreun e tabelës, ndërsa llapjanët synojnë të marrin pikë të rëndësishme në përpjekje për t’u larguar nga fundi i renditjes.

Ndeshja transmetohet ekskluzivisht në kanalet e sportit të platformës televizive Artmotion.