
Kosova pritet të shpenzojë mbi 1.8 milion euro për import të energjisë elektrike gjatë ditës së nesërme, edhe nëse çmimi mesatar në bursën ALPEX mbetet në nivelin aktual.
Kështu ka bërë të ditur Janina Ymeri përmes një postimi në Facebook, duke ngritur shqetësime për sasinë e madhe të energjisë që pritet të importohet.
Sipas saj, planifikimi është që Kosova të importojë për çdo orë sasi të energjisë elektrike të barabartë me atë që prodhon një termocentral.
Ymeri ka theksuar se, bazuar në çmimin mesatar të bursës ALPEX, fatura e importit pritet të tejkalojë 1.8 milion euro vetëm për një ditë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali