Zabërgja i jashtëzakonshëm: Goli i 7-të, feston me shqiponjë (VIDEO)

Zabërgja i jashtëzakonshëm: Goli i 7-të, feston me shqiponjë (VIDEO)

Written by

in

Zabërgja i jashtëzakonshëm: Goli i 7-të, feston me shqiponjë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës Baton Zabërgja, është në formë të jashtëzakonshme.

Ai e ka realizuar golin e 7-të për skuadrën e tij FC Kharkiv, e cila aktualisht po fiton me rezultat 2:1 ndaj Livyi Bereg, në ndeshjen e javës së nëntë në elitën e futbollit ukrainas.

Zabërgja e realizoi një gol tejet të bukur në minutën e 36-të.

Futbollisti i “Dardanëve” bëri festë me shqiponjën duke iu drejtuar publikut.

25 vjeçari e ka bërë edhe një asistim.