Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Written by

in

Zbardhet vrasja në Greqi, arrestohet shqiptari i dyshuar si autor

Policia greke ka zbardhur një vrasje të ndodhur në lagjen Galaci të Athinës, në 24 korrik të këtij viti.

Sipas policisë, autor është 48 vjeçari shqiptar Ilian Kola, ndërsa mësohet se ai kishte njohje me viktimën dhe herë pas here e vizitonte atë në banesë, ku kryente ndonjë punë ose shërbim për të marrë në këmbim shuma të vogla parash.

Top Channel raporton se dyshohet se shkaku i vrasjes është grabitja, pasi autori kishte gjendje të mirë ekonomike dhe në banesën e tij pas ngjarjes mungonin para dhe sende me vlerë.