Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Written by

in

Zbulohet aktorja që do t’i bashkohet Çagatay Ulusoy në serialin e ri “Eşref Tek”

Xhirimet e serialit të ri digjital “Eşref Tek”, i cili do të transmetohet në platformën Prime Video, pritet të nisin gjatë ditëve në vijim.

Projekti realizohet nga kompania TimBi, nën drejtimin e Timur Savcı dhe Burak Sağyaşar, ndërsa regjinë do ta bëjë Uluç Bayraktar. Skenari i serialit është shkruar nga Ethem Özışık.

Ndërkohë, deri më tani kishte mbetur e paqartë se cila aktore do t’i bashkohej Çağatay Ulusoy në rolin kryesor.

Duke qenë se seriali pritet të përmbajë skena të shumta aksioni, produksioni kërkonte një aktore që mund t’u përshtatej edhe sfidave të tilla.

Tashmë është zbuluar edhe emri i aktores që do të marrë këtë rol. Bëhet fjalë për Aybüke Pusat, e cila do të jetë protagoniste në serialin me tetë episode dhe do të interpretojë personazhin e quajtur “Derin”.

Aktorja është e njohur për publikun edhe nga seriali aksion “Teşkilat” (Organizata), ku u dallua me interpretimin e saj.

Pusat ka luajtur më herët edhe në serialin “Her Yerde Sen”, ku kishte ndarë ekranin me Aslıhan Malbora, e cila aktualisht është në lidhje me aktorin Çağatay Ulusoy.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

T

Burimi: Sinjali