
Gazetarja e Klan Kosovës, Diellëza Berisha ka bërë të ditur se autoritetet policore kanë arritur ta lokalizojnë Remzi Arifin, i dyshuar për vrasjen e djalit të tij në Pogragjë të Gjilanit.
Në emisionin “Kosova Today”, Berisha bëri të ditur se njësitet policore kanë punuar për orë të tëra për të lokalizuar të dyshuarin.
“Në bazë të informata zyrtare që kam arritur të kuptoj, autoritetet mbrëmë kanë punuar për orë të tëra për të zbuluar lokacionin e të dyshuarit, i cili menjëherë pas aktit që ka kryer është arratisur, dhe ka lënë trupin e djalit të tij në shtëpinë e tij, dhe më pastaj ka ikur në një lokacion të panjohur. Në bazë të informacioneve që kemi, i njëjtë është lokalizuar mbrëmë. Mirëpo ky informacion ende nuk është bërë publik nga autoritetet”, u shpreh Berisha.
Shënim: Personi i përmendur prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.