Rudina Dembacaj do të jetë opinioniste në edicionin e pestë të “Big Brother VIP Kosova”.
Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e reality show-t përmes një postimi në Instagram, duke zbuluar kështu emrin e parë që do të jetë pjesë e panelit të opinionistëve për sezonin e ri.
Aktorja dhe moderatorja shqiptare është një figurë e njohur për publikun, falë angazhimeve të saj në televizion dhe projekteve të ndryshme artistike.
Ndërkohë, kurioziteti mbetet i lartë edhe për emrin e dytë që do t’i bashkohet panelit.
Deri më tani, organizatorët nuk e kanë bërë të ditur se kush do të jetë opinionisti apo opinionistja tjetër e këtij edicioni të shumëpritur.
“Big Brother VIP Kosova 5” nis këtë të premte, më 30 tetor, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar edhe te emrat që do të bëhen pjesë e këtij edicioni.
Edhe këtë sezon, publiku pritet të shoqërojë nga afër rrugëtimin e personazheve të njohura, të cilët do të përballen me sfida, emocione, debate dhe situata të paparashikueshme gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. /Telegrafi/