
Sport Club Gjilani ka emëruar Zekirija Ramadanin në krye të shtabit teknik, duke arritur marrëveshje me trajnerin deri në vitin 2028.
Ramadani rikthehet te skuadra pas përvojës së mëparshme me klubin, me të cilin në edicionin 2022/23 siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane dhe arriti deri në finalen e Kupës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Trajneri vjen në Gjilan me një karrierë të pasur, ku ka fituar pesë tituj kampioni me katër klube të ndryshme.
Klubi gjilanas i ka uruar mirëseardhje Ramadanit, duke shprehur besimin se me të në krye do të arrijë objektivat e përcaktuara.