
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka mbërritur të shtunën në Stamboll, pas ftesës së homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan. Në aeroport, ai u prit nga ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler.
Sipas njoftimit të Presidencës turke, në fokus të takimit mes dy liderëve do të jenë lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, siguria në Detin e Zi, si dhe thellimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe.
Kreu i Komunikimit i Presidencës turke ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një vizitë pune, gjatë së cilës Zelensky dhe Erdogan do të diskutojnë për bashkëpunimin mes dy vendeve, si dhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në arenën ndërkombëtare.
Zelensky has arrived in Istanbul for talks with Turkish President Erdogan. https://t.co/kQPDneUIr6
— Clash Report (@clashreport) October 31, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali