Zelensky paralajmëron rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës

Zelensky paralajmëron rifillimin e sulmeve ndaj rafinerive ruse të naftës

Written by

in

Në një intervistë për gazetën Financial Times, Zelensky tha se Ukraina nuk do t’i ndalë më sulmet ndaj rafinerive ruse. Ai kritikoi presidentin amerikan, Donald Trump, për marrëveshjen që lidhet me furnizimin e tregjeve me naftë dizel ruse dhe tha se ndihet i tradhtuar nga një partner i rëndësishëm.

Tensionet u shtuan pas kufizimeve në shërbimet satelitore Starlink dhe Starshield, të kompanisë SpaceX, në pronësi të Elon Musk, të cilat ndërprenë lidhjen e disa sistemeve ushtarake ukrainase.

Musk sqaroi se Starshield kontrollohet nga qeveria amerikane dhe se kufizimet përcaktohen nga ushtria amerikane dhe presidenti. Ai theksoi se Starlink është një shërbim civil dhe nuk duhet të përdoret për sulme ushtarake.

Kievi dyshon se kufizimet dhe problemet me shkëmbimin e inteligjencës amerikane janë të qëllimshme, por Uashingtoni ka mohuar se e ka ndërprerë këtë bashkëpunim.

Ndërkohë, sulmet ruse kanë lënë mbi 600 mijë persona pa energji elektrike në Ukrainë. Gjatë vizitës në Londër, Zelensky takoi kryeministrin britanik dhe mbretin Charles, ndërsa Britania njoftoi se do të përshpejtojë dërgesat e raketave të lehta për Ukrainën.

Burimi: RTKLive