Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të punuar drejt krijimit të një korridori të ri për transportin e drithërave në Detin e Zi.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Zelensky, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Stamboll, pas takimit me presidentin turk.
“Sot, arrita një marrëveshje me Presidentin Erdogan për të punuar në korridorin e grurit të Detit të Zi”, deklaroi lideri ukrainas.
Ai theksoi se Turqia mbështet përpjekjet për garantimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi, si dhe rikthimin e kushteve normale të jetesës në rajon.
Nisma synon të krijojë mundësi të reja për transportin detar të produkteve bujqësore ukrainase, në një kohë kur siguria e korridoreve detare në Detin e Zi mbetet një çështje me rëndësi strategjike për rajonin dhe tregjet ndërkombëtare.