Zhduket 54-vjeçari në Prishtinë, familjarët në ankth: Doli nga shtëpia të enjten mbrëma dhe nuk u kthye më

Zhduket 54-vjeçari në Prishtinë, familjarët në ankth: Doli nga shtëpia të enjten mbrëma dhe nuk u kthye më

Written by

in

Zhduket 54-vjeçari në Prishtinë, familjarët në ankth: Doli nga shtëpia të enjten mbrëma dhe nuk u kthye më

Një 54-vjeçar nga Prishtina është raportuar i zhdukur, pasi kishte dalë nga shtëpia mbrëmjen e së enjtes, më 22 tetor, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më, raporton Gazeta Sinjali.

Bëhet fjalë për Afrim Demollin, 54 vjeçar për zhdukjen e të cilit vëllai i tij ka njoftuar Policinë e Kosovës më 24 tetor.

Sipas informatave të siguruara nga Sinjali, Demolli ishte larguar nga shtëpia në rrugën “Tomorri” në Prishtinë, rreth orës 22:00, ndërsa familjarët kanë raportuar se nuk është kthyer më.

Rasti është raportuar në Stacionin Policor në Prishtinë dhe është evidentuar si “Person i zhdukur”.

Ende nuk ka informacione të konfirmuara për vendndodhjen e tij.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me rastin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali