Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

Written by

in

Zhegrova e mposhtë Rrahmanin, Juventusi merr tri pikë të mëdha

Juventusi ka marrë një fitore të madhe ndaj Napolit, duke triumfuar me rezultat 2:0 në kuadër të javës së 10-të të Serie A.

Protagonist i mbrëmjes ishte edhe ylli kosovar Edon Zhegrova, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë dhe bëri diferencën me paraqitjen e tij, shkruan Indeksonline

Në minutën e 70-të, Kerim Alajbegovic realizoi një supergol për 1:0, pas asistimit fantastik të Edon Zhegrovës.

Ndërsa në minutën e 87-të, Jeremy Boga vulosi fitoren e Juventusit me një tjetër gol spektakolar për rezultatin përfundimtar 2:0.

Zhegrova ia del të mposhtë Rrahmanin në duelin mes dy shqiptarëve, me Juventusin që triumfon në këtë përballje dhe merr tri pikë të rëndësishme.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi ngjitet në vendin e shtatë me 17 pikë, ndërsa Napoli mbetet në vendin e tetë me 14 pikë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali