Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën

Written by

in

Zhegrova nuk luan ndaj Irlandës, lirohet nga grumbullimi me Kosovën

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se dy futbollistë të Kombëtares janë liruar nga grumbullimi.

Sipas njoftimit të FFK-së, përzgjedhësi Franco Foda, ka liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha.

FFK-ja ka treguar edhe arsyet që ka liruar këta futbollistë nga grumbullimi me Kombëtaren.

“Zhegrova është liruar për shkak të lëndimit, i cili e pamundëson të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës kundër Irlandës, ndërsa Hoxha për shkak të pezullimit si pasojë e kartonit të kuq (pas dy të verdhëve) në ndeshjen e djeshme kundër Izraelit.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Kosova do të zhvillojë të martën një ndeshje tjetër të rëndësishme ndaj Irlandës, në luftën e të dy kombëtareve për pozitën e dytë në grup në kuadër të Ligës së Kombeve. /Klankosova.tv