Zhvillime të reja për të shtënat me armë në Gjakovë, 17-vjeçari që kërkohej nga Policia dorëzohet në stacion – sekuestrohet edhe pistoleta

Zhvillime të reja për të shtënat me armë në Gjakovë, 17-vjeçari që kërkohej nga Policia dorëzohet në stacion – sekuestrohet edhe pistoleta

Written by

in

Zhvillime të reja për të shtënat me armë në Gjakovë, 17-vjeçari që kërkohej nga Policia dorëzohet në stacion – sekuestrohet edhe pistoleta

Rasti i të shtënave me armë zjarri në Gjakovë, që dyshohet se ndodhi pas një mosmarrëveshjeje mes të rinjve, ka marrë një tjetër rrjedhë. I mituri që po kërkohej nga Policia është paraqitur vetë në stacion policor, ndërsa hetuesit kanë sekuestruar edhe armën që dyshohet se është përdorur gjatë incidentit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se 17-vjeçari me inicialet O.S., i cili ishte në kërkim pas ngjarjes së 23 tetorit, është paraqitur në Stacionin Policor në Gjakovë të shtunën, më 24 tetor, rreth orës 13:40.

Me paraqitjen e tij, Policia ka sekuestruar një pistoletë me një karikator të zbrazët, për të cilën ekzistojnë dyshime se është përdorur gjatë të shtënave me armë zjarri.

I mituri është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, mirëpo ka shfrytëzuar të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

Pas përfundimit të procedurave, me vendim të Prokurorit të Shtetit për të Mitur, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 24 orësh.

Kujtojmë se ngjarja kishte ndodhur më 23 tetor, rreth orës 21:30, në afërsi të shkollave të mesme dhe lokalit “Tribuna” në Gjakovë.

Sipas informacioneve të siguruara nga Sinjali, gjithçka dyshohet se kishte nisur pas një mosmarrëveshjeje mes dy të miturve, të cilët kishin lënë të takoheshin për ta sqaruar problemin.

Mirëpo, kur kishin mbërritur në vendin e takimit, 17-vjeçari dyshohet se kishte shtënë disa herë me armë zjarri nga një automjet, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Krismat ishin dëgjuar edhe nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, të cilët ndodheshin në atë zonë dhe kishin ndërhyrë për të verifikuar rrethanat e rastit.

Pas incidentit, Policia kishte kontrolluar vendin e ngjarjes, por nuk kishte gjetur gëzhoja. Ishte bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, pa u gjetur ndonjë send i dyshimtë.

Paraqitja e tij në Polici dhe sekuestrimi i pistoletës përbëjnë zhvillimet e fundit në këtë rast, i cili po hetohet për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Hetimet lidhur me rrethanat e incidentit janë duke vazhduar.

Shënim: Identiteti i të miturit është mbrojtur. I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

injali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali