Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Written by

in

Zhvillimet në Shqipëri, mbi 20 të rinj në Korçë shoqërohen në polici

Pas rreth pesë orësh tensione dhe përplasjesh, protesta në qytetin e Korçës ka përfunduar.

Gjatë protestës, disa prej akseve rrugore në qytet u bllokuan, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Nga incidentet u raportuan dëmtime në ambientet e gjimnazit “Raqi Qirinxhi”, Drejtorisë Arsimore dhe Bashkisë së Korçës.

Përplasjet sollën edhe persona të lënduar nga të dyja palët, mes tyre efektivë policie dhe protestues.

Ndërkohë, mbi 20 të rinj janë shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të incidenteve të regjistruara gjatë tubimit.