
Zinedine Zidane është detyruar të bëjë ndryshime në planet e tij për përfaqësuesen e Francës, pas problemeve fizike të disa futbollistëve.
Përzgjedhësi francez ka vendosur të përfshijë në skuadër edhe Senny Mayulun, talentin e Paris Saint-Germainit, i cili po kalon një periudhë të mirë me klubin e tij, shkruajnë mediat franceze.
Mayulu ka shkëlqyer në paraqitjet e fundit, duke shënuar në tri ndeshjet e fundit me PSG-në.
Megjithatë, fillimisht nuk ishte përfshirë në listën e Zidane për ndeshjet ndaj Italisë dhe Turqisë. Problemet në repartin ofanziv kanë bërë që trajneri të rishikojë planet e tij.
Ndërkohë, Franca po përballet edhe me pasigurinë rreth Kylian Mbappes, i cili ka munguar në stërvitjen e fundit dhe ka zhvilluar vetëm punë individuale në palestër.
Përveç tij, Zidane ka humbur edhe Marcus Thuram, Pierre Kalulu dhe Aurelien Tchouameni për shkak të problemeve fizike.
Situata e krijuar e detyron trajnerin të kërkojë alternativa të reja në sulm, ndërsa Mayulu shihet si një futbollist që mund t’i japë më shumë zgjidhje repartit ofanziv.
Burimi: Insajderi