Një zjarr ka shpërthyer pas mesnatës në objektin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë.
Sipas njoftimit të Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë, zjarri kishte përfshirë një pjesë të depos në bodrumin e objektit, njofton Dukagjini.
Zjarrfikësit kanë reaguar menjëherë pas pranimit të informatës dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.
Po ashtu bëhet e ditur se si shkak i intervenimit është parandaluar përhapja e flakëve në pjesët e tjera të objektit, duke shmangur dëme të mundshme më të mëdha.
Burimi: Dukagjini
