Zjarr në garazhin e një banese në Prishtinë, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

Zjarr në garazhin e një banese në Prishtinë, dëmtohen disa vetura dhe një motoçikletë

Written by

in

Një zjarr në një garazh të një banese në Prishtinë ka shkaktuar dëme materiale në disa vetura dhe një motoçikletë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 11 tetor, rreth orës 00:44.

Njësitë relevante, pas pranimit të informatës, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se zjarri po vinte nga garazhi.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.

Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”.

Burimi: Dukagjini