
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu të shtunën një central elektrik në jug të Irakut.
Zjarri shpërtheu në centralin “Hartha”, në veri të qytetit Basra, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet.
Sipas agjencisë shtetërore irakiane të lajmeve INA, ekipet e mbrojtjes civile arritën ta vënë zjarrin nën kontroll, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, raporton BBC.
Flakët u përhapën edhe në disa shtëpi përreth centralit, ndërsa për shkak të incidentit u ndërprenë operacionet në këtë objekt energjetik.
Centrali “Hartha” ka kapacitet të instaluar prej 800 megavatësh, por para shpërthimit të zjarrit ishte duke operuar me rreth 400 megavatë.
Deri më tani nuk ka informacione zyrtare për shkakun e zjarrit apo për shkallën e dëmeve materiale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali