
Një zjarr ka shpërthyer në një objekt në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet.
Në lidhje me rastin për Sinjalin është deklaruar komandanti i Zjarrfikësve të Prishtinës Malë Gashi.
“Fillimisht ka qenë informacioni për një shtëpi, kur ka intervenuar ekipi është parë se bëhet fjalë për një objekt dykatësh, i pabanuar, vetëm ndërtim i vrazhdë. Nuk ka asgjë serioze, disa mbeturina janë djegur”, deklaroi Gashi për Sinjalin.
“Ekipi është në vendin e ngjarjes dhe po e kryen intervenimin. Nuk ka ndonjë person të lënduar”, theksoi ai.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali