Zjarr në pusetën e kabllove në Gjakovë

Zjarr në pusetën e kabllove në Gjakovë

Written by

in

Zjarr në pusetën e kabllove në Gjakovë

Një zjarr në një pusetë të kabllove ka shkaktuar ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike për konsumatorët e dy daljeve 10 kV, Acetelni dhe Gjakova 3, në Gjakovë.

Përmes një njoftimi, KEDS ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve dhe Policia, të cilët po merren me situatën.

Ndërkohë, edhe ekipet e KEDS-it janë në terren dhe po punojnë për sanimin e dëmit dhe rikthimin e furnizimit me energji elektrike sa më shpejt që të jetë e mundur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali