Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Zvicra mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050

Written by

in

Në një postim në Facebook, Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka vënë në pah rëndësinë e planifikimit të mirëfilltë hapësinor për të siguruar zhvillim të balancuar, për të rritur përballueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të përmirësuar lidhjet ndërmjet zonave të vendit.

“Zvicra është krenare që mbështet Kosovën në hartimin e Vizionit Hapësinor 2050”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Gjithashtu, Ambasada thekson se një vizion i qartë për të ardhmen kontribuon në krijimin e qyteteve më të jetueshme, më të qëndrueshme dhe të planifikuara më mirë, me synimin për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve dhe për të krijuar kushte më të mira për gjeneratat e ardhshme. 

Burimi: RTKLive