Zvicra ofron mbështetje për shëndetësinë në Kosovë, takohen ambasadorja Anne-Lise Cattin Hennin dhe ministri Arben Vitia

Zvicra ofron mbështetje për shëndetësinë në Kosovë, takohen ambasadorja Anne-Lise Cattin Hennin dhe ministri Arben Vitia

Written by

in

Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, është takuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, me të cilin ka diskutuar bashkëpunimin mes dy vendeve për forcimin e sistemit shëndetësor dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime cilësore.

Gjatë takimit u vlerësua progresi i arritur përmes programeve shëndetësore të mbështetura nga Zvicra, me fokus të veçantë në kujdesin parësor dhe atë spitalor.

Kështu u bë e ditur përmes një postimi të hedhur në faqen e Facebookut, të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, shkruan Telegrafi.

Palët riafirmuan angazhimin e përbashkët për rritjen e kapaciteteve institucionale, zbatimin e praktikave të mira dhe sigurimin e përmirësimeve të qëndrueshme në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Bashkëpunimi synon të kontribuojë në forcimin e sistemit shëndetësor të Kosovës dhe në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, përmes mbështetjes së vazhdueshme dhe zhvillimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore./Telegrafi/